Parandalimi i krimeve zgjedhore, Celibashi letër Çelës, Dumanit dhe Rrumbullakut

Parandalimi i krimeve zgjedhore, Celibashi letër Çelës, Dumanit dhe Rrumbullakut

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tre ditë para zgjedhjeve të 14 Majit i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kreut të SPAK, Altin Dumani si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në letrën e tij Celibashi kërkon që të koordinohet mes institucioneve për të parandaluar krimet zgjedhore deri në përfundimin e numërimit të votave.

Në njohje dhe respektim të kompetencës dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej institucioneve që ju drejtoni si edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj nevojën për të koordinuar ushtrimin e këtyre përgjegjësive me qëllim parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve në mënyrë efikase, më së paku në raport me kohën.

Kjo, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Mbi sa më lart, rekomandojmë të caktohen dhe të njihen reciprokisht kontaktet përkatëse, të posaçme, pritëse dhe dërguese të informacioneve të rastit. Kjo veçanërisht për periudhën nga sot deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy