Gazetari Mariglen Kume, thotë se pavarësisht se Erion Veliaj fitoi në Gjykatën Kushtetuese, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit duke e rikthyer si kryebashkiak të Tiranës, e ka të mbyllur karrierën politike, për shkak të çështjeve penale të hapura ndaj tij.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se me rezultatet e ngushta që projektoheshin zgjedhjet e pjesshme në Tiranën, nuk i interesonin në këtë moment as Partisë Socialiste dhe as asaj Demokratike.
Këshilli i Ministrave duhet të kishte pritur afatin e ankimimit të shkarkimit dhe mund të bëhej proces i rregullt nëse ndodhte kjo.
Ogerta Manastirliu përveçse mbeti deputete, u fut në Komisionin e Reformës Zgjedhore, u la për në minutën e fundit dhënia e dorëheqjes.
Gjykata Kushtetuese i ka thyer edhe një armë zotit Veliaj për ta ndjekur çështjen në Strasburg, nëse kishte aludime se ai u shkarkua pa u dëgjuar, mund ta çonte në Strasburg, për një proces jo të rregullt ligjor dhe kjo mund t’i merrej parasysh. Por tashmë i ka ikur kjo armë.
Zgjedhjet e pjesshme për Tiranën nga sondazhet që dolën të parat, nuk i kanë interesuar as mazhorancës dhe as opozitës.
Kryeministrit nëse Manastirliu do fitonte me një rezultat të ngushtë, do merrte peshë Veliaj dhe nga ana tjetër për zotin Berisha, një person që vjen jashtë radhëve të partisë dhe i ri merr kaq shumë vota dhe është i pëlqyer, do të thotë që kjo kasta e vjetër duhet të bëjë pas.
Erion Veliaj ka fashikull në dosjen e inceneratorëve, në dosjen “5D” dhe për mua e ka të mbyllur punën me politikën.



