Ka nisur takimi mes krerëve të partive politike në Kryesinë e Kuvendit.
Të pranishëm në tryezën e thirur nga kreu i PR Fatmirë Mediu dhe ai i PAA Agron Duka kanë marrë pjesë kreyministri Rama, kreu i opozitës Basha, kryetari i LSI Vasili, Idrizi, Ndoka, Shehi, Dule.
Ndërsa kreu i LIBRA-s Ben Blushi dhe pse konfirmoi pjesmarrjen është përfaqësuar në këtë tryezë me Mimoza Hafizin.
Ndërkohë kanë dalë fotot e para të tryezës që po mbahet në Kuvend, dhe që është thirrur nga Fatmir Mediu dhe Agron Duka për zgjidhjen e krizës politike.
Në krahun e djathtë janë ulur kryeministri Rama, më pas kreu i LSIsë, Vasili dhe pastaj Hafizi dhe Idrizi.
Ndërkohë, krahun e majtë janë ulur Basha, Dul, Ndoka dhe Dashamir Shehi.
Në qendër qëndrojnë Mediu dhe Duka.
Takimi është thirrur për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve duke i dhënë fund krizës politike.



