Meta: Të dyfishojmë përpjekjet, për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO

Meta: Të dyfishojmë përpjekjet, për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO

Do shtojmë nismat konkrete për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe, duke dyfishuar përpjekjet tona për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO.

Kështu tha Presidenti Ilir Meta, i cili mori pjesë dhe përshëndeti konferencën përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së rilindasit të shquar arbëresh Anselmo Loreçhios, që u mbajt në Pallagorio.

Ne, ju jemi shumë mirënjohës këtyre figurave si Jeronim De Rada, Gavril Dara, Zef Serembe dhe Anselmo Lorecchio, të cilët ndihmuan finalizimin e zgjimit të popullit shqiptar dhe pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane. Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve tanë, pasardhësve të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që prej gati 6 shekujsh ruajtën historinë, traditën, ritet, kulturën dhe figurën e lavdishme të heroit tonë kombëtar, që na frymëzoi edhe për liri dhe pavarësi. Një mirënjohjen të thellë për Profesor Altimarin, për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë, jo vetëm për kultivimin e gjuhës shqipe në Itali, në katedrën e Studimeve Albanologjike në Universitetin e Kalabrisë, Kozencës, por edhe të gjithë studiuesit arbëreshë të cilët vazhdojnë në misionin e tyre kombëtar dhe akademik, për të mbajtur gjallë kulturën dhe gjuhën arbëreshe, e cila, rrezikon të zhduket, nëse nuk punojmë fortë për ta ruajtur atë. Ndaj, do shtojmë nismat konkrete për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe, duke dyfishuar përpjekjet tona për regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se edhe rivlerësimi i një personaliteti kaq të madh si Anselmo Lorecchio, na ndihmon të kuptojmë më mirë të shkuarën dhe të punojmë më mirë dhe me frymëzim për të ardhmen, si dhe për të forcuar më tej miqësinë e jashtëzakonshme mes dy vendeve tona: Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku merrnin pjesë autoritete të larta vendore dhe rajonale, akademikë, studiues, diplomatë e intelektualë, Presidenti i Republikës nderoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” avokatin, politikanin, diplomatin, poetin dhe shkrimtarin, aktivistin e palodhur të Rilindjes Kombëtare shqiptare si dhe mbështetësin e luftëtarin e paepur për pavarësinë e Shqipërisë, Anselmo Lorecchio (pas vdekjes): “Me vlerësim të lartë ndaj kontributit të jashtëzakonshëm në shërbim të çështjes shqiptare si dhe ndaj përpjekjeve të palodhura në angazhimin për ndërgjegjësimin e publikut italian dhe atij europian ndaj mbrojtjes së interesave shqiptare gjatë momenteve kritike të historisë sonë kombëtare. Me mirënjohje shtetërore për punën e palodhur politike e diplomatike si një zë i fuqishëm e i vazhdueshëm në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë”.

Meta tha se Anselmo Lorecchio ishte një figurë e gjithanshme dhe shumë dimensionale, si gazetar, jurist, poet dhe shkrimtar, dhe së bashku me figura të tjera të mëdha arbëreshe si Jeronim De Radën, Zef Skiroi, ishte një prej zërave më të njohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare.

Në vijim nënvizoi se ai, ishte një prej nismëtareve të gjuhës shqipe në Itali dhe shkroi disa vepra të rëndësishme si ‘Çështja Shqiptare’, ‘Mendimi Politik Shqiptar në Raport me Interesat Italiane’, ‘Memorandumi dhe Shqipëria’, etj.

Lorecchio i shërbeu çështjes shqiptare si kryetar i ‘Shoqërisë Kombëtare Shqiptare’ dhe drejtoi gazetën periodike ‘La Nazione Albanese’, një organ politik, letrar, kulturor në gjuhën italiane, që botohej me moton: ‘Shqipëri përpara!’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy