Xhixho: Trajtimi i Metës në paraburgim është politik, qëndrimi në  “kafaz” cenon të drejtat e njeriut (VIDEO)

Xhixho: Trajtimi i Metës në paraburgim është politik, qëndrimi në “kafaz” cenon të drejtat e njeriut (VIDEO)

Në “MCN Live”, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka folur për çështjen gjyqësore dhe kushtet e paraburgimit të ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar trajtimin e tij si të paligjshëm dhe politikisht të motivuar.

 

Xhixho deklaroi se “është shkelje ligjore dhe e paligjshme. Meta është në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe psikologjike dhe e di shumë mirë se kë ka përballë dhe urdhrat e kujt janë marrë për gjendjen në të cilën ndodhet. Ai është lejuar të ajroset dy herë, si të gjithë të burgosurit e tjerë.

 

Sipas saj, Drejtoria e Burgjeve është e varur nga Ministria e Drejtësisë dhe qeveria, ndërsa paraburgimi i Metës, sipas saj, përbën “një urdhër politik”.

 

Urdhri për trajtimin e padrejtë të Metës është politik.

 

Ajo theksoi gjithashtu se ka vendime prej rreth një viti që, sipas saj, i kufizojnë Metës ushtrimin e aktivitetit fizik dhe takimet, edhe pse ai nuk është ankuar asnjëherë.

 

Duke komentuar vendosjen e tij në një ambient të sigurisë së shtuar gjatë procesit gjyqësor, Xhixho u shpreh se masa është e pajustifikuar dhe, sipas saj, e krahasueshme me raste të tjera ndërkombëtare, duke përmendur vendime gjyqësore të lidhura me figura të ndryshme publike.

 

Xhixho shtoi se organizata për të drejtat e njeriut në Helsinki, si dhe komunikime drejtuar SPAK-ut, kanë ngritur shqetësime për trajtimin në sallën e gjyqit, duke argumentuar se kjo cenon prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për mbrojtje ligjore.

 

Meta është në proces gjykimi dhe nuk është dënuar. Një trajtim i tillë e bën të pamundur komunikimin normal me avokatin dhe cenon barazinë e palëve në proces.

 

Xhixho përfundoi duke deklaruar se kërkesa e vetme e Metës ka qenë transparenca e procesit gjyqësor dhe transmetimi i tij publik, ndërsa e cilësoi arrestimin e tij si të kundërligjshëm dhe politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy