Klosi: Këtë vit, u rrit me 6% numri i turistëve

Klosi: Këtë vit, u rrit me 6% numri i turistëve

Në ditën botërore të turizmit, ministri Blendi Klosi ishte në Krujë në një aktivitet ku veç shifrave pozitive të këtij viti, u diskutuan edhe problematikat.

Sipas ministrit Klosi, këtë vit ka pasur një rritje prej 6 për qind të numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë, por ende turizmi mbetet i pashfrytëzuar sa duhet për të sjellë përfitime ekonomike për vendin. Për ta arritur këtë, ai tha, se ministria ka vendosur disa prioritete.

"Ne kërkojmë që turizmi të shndërrohet në një mekanizëm të vërtetë. Të rritet kapacitetet akomoduese, të mos ketë abuzim me çmimet dhe kemi detyrën shumë të madhe të pastrimit të Shqipërisë", deklaroi Klosi.

Pavarësisht se ky vit rezultoi me rritje të numrit të turistëve të huaj, ministri i Turizmit nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që të shfrytëzohet gjtihë potenciali i vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy