Cakaj me homologun Bartolo në Maltë: Së shpejti ngritja e komisionit ekonomik mes dy vendeve

Cakaj me homologun Bartolo në Maltë: Së shpejti ngritja e komisionit ekonomik mes dy vendeve

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Maltë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.

Vizitën e tij, Kryediplomati Cakaj e nisi duke zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo.

Gjatë takimit, homologët theksuan rëndësinë e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, si shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët, për të promovuar dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera.

Më tej, diskutimi u fokusua tek potencialet reale që kanë dy vendet sa i përket bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbi nevojën për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim, me fokus të veçantë tek energjia, turizmi, teknologjia dhe mjedisi.

Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit u ndalën specifikisht tek programi i mbështetjes së studimeve të larta për diplomatët e Shqipërisë, si dhe ngritja e komisionit për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke qenë se vendet tona kanë dakordësuar mbështetjen e ndërsjellë për kandidaturat jo të përhershme respektivisht të Shqipërisë 2022-2023 dhe Maltës 2023-2024.

Ministri në detyrë Cakaj, vlerësoi gjithashtu, mbështetjen e Maltës dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, si një faktor tepër i rëndësishëm, për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, përgjatë Presidencës Gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy