Gazetari Mariglen Kume thotë se aksioni pas zgjedhjeve në territor është demonstrim i 83 mandateve, ku Kryeministri tregon vetëm ai e komandon pushtetin.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se kryebashkiakët janë zgjedhur nga qytetarët jo nga Kryeministri dhe se pjesa më e madhe e tyre tregojnë mungesë kredibiliteti.
Të gjithë kryetarët e bashkisë, vetëm 5 nuk kanë reaguar, gjithë të tjerët tregojnë mungesë kredibiliteti total.
Ti mund ta kesh shef politik, mund të mos e kandidosh më për zgjedhjet e ardhshme dhe mund të bësh reformë të re territoriale, por të shkosh në mënyrë vandale me një pushtet të lartë, duke i kërkuar këtij dorëheqjen, këtij dorëheqjen.
Aksioni është krejt fasadë për mënyrën si po e bën, se nuk kemi të bëjmë me depolitizimin e fushatës.
Kemi 10 mijë të punësuar vetëm para zgjedhjeve, të punësuar te administrata qendrore dhe ajo lokale. Nuk mund të përmirësohet administrata publike në këtë mënyrë.



