
Analisti Neritan Sejamini, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për mënyrën se si rrëzohet një regjim autokratik, si pushteti i Edi Ramës në Shqipëri, tha se ai rrëzohet me integritet e jo me bajoneta.
Sipas tij opozita nuk ka ndryshuar fare dhe për ta ndryshuar duhet krijuar një tjetër mendësi.
Rama rrëzohet me integritet dhe jo me bajoneta.
PD ka sot fuqinë e votuesve të vetë dhe ka më shumë mundësi ti rezistojë presionit. Në Itali, politikanët e mençur marrin figura teknicienësh.
Njerëzit i ngre partia. Nëse politika shqiptare, dalin këta “korifejtë” dhe thonë po ikim por do të propozojmë qeveri teknike, me njerëz që nuk kanë karizëm por marrin pushtet për të rrëzuar këtë regjim?
Po të shohësh opozitën, që para dy vjetësh, dhjetë vjetësh, nuk ka ndryshuar fare. Duhet te dalim nga ajo mendësi dhe të krijojmë një tjetër mendësi.



