
Aldo Bumçi përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV i bëri thirrje Lulzim Bashës të largohet nga pozicioni i kreut të PD pasi sipas tij nga qëndrimi në këtë pozicion po humb çdo ditë dhe më shumë respektin e demokratëve.
Bumçi u shpreh se Basha duhet të qëndrojë në ekipin e PD, por theksoi se ai nuk ngjall më shpresë si kryetar i kësaj partie ndaj dhe duhet të japë dorëheqjen.
“Basha po të mos ndodhte non grata e Berishës nuk do ishte këtu sot, por nuk do ngjallte më shpresë. Unë besoj se momenti i zgjedhjeve lokale do ishte një moment që në zgjedhjet lokale do kërkonin një ndryshim. Unë besoj që duhet të largohet, duke qenë pjesë e ekipit. Le të qëndrojë në PD, i ka dhënë partisë, por të jesh drejtues me Ramën çdo opozitë do ta kishte të vështirë. Shpresoj që Basha të dalë nga rrethi vicioz, unë i bëj thirrje të largohet sepse duke qëndruar çdo ditë humb nga respekti i demokratëve”, tha Bumçi.



