Meta pret ambasadorin serb: Bashkëpunim me interes reciprok, në kuadër të integrimit europian

Meta pret ambasadorin serb: Bashkëpunim me interes reciprok, në kuadër të integrimit europian

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviç.

Duke dhënë detaje nga takimi Meta thotë se theksoi angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

Partia e Lirisë mbështet në veçanti bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një bazë solide për një integrim të vërtetë të të gjashtë vendeve të rajonit, sipas modelit europian, mes vetes dhe në BE.

Partia e Lirisë nënvizon nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që zhvillohet atje.

Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

Partia e Lirisë është e bindur se e ardhmja e rajonit tonë është e sigurtë dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, vetëm si pjesë e Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy