Presidenti Bujar Nishani theksoi sot se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë për një çështje shqetësuese siç është mbjellja dhe trafikimi i kanabisit.
Kryeministri Edi Rama duket se nuk është dakord me këtë kërkesë duke “ironizuar” Nishanin me letrën që Komisioneri i Punëve të Brendshme, Avramopulos i dërgoi ministrit Tahiri.
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Suksese”, shkruan Rama.



