KQZ: Partitë të sjellin urgjent komisionerët e qendrave të votimit

KQZ: Partitë të sjellin urgjent komisionerët e qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisioner për Qendrat e Votimit, ndërkohë që KQZ kishte planifikuar që ditën e nesërme të fillonte trajnimi i tyre.

“Kjo sjellje nga ana e partive politike është e patolerueshme dhe alarmante, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

KQZ u bën apel partive politike që të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

“Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për dëmtimin e procesit zgjedhor dhe cenimin e standardeve të zgjedhjeve”, thuhet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy