
Deputeti Arbi Agalliu ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, pas skandalit të fundit te Onkologjiku.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.
"Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar. Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni”.



