Projektligj për referendumet/ Aliaj: Mendimi i qytetarëve më i rëndësishëm se i politikanëve

Projektligj për referendumet/ Aliaj: Mendimi i qytetarëve më i rëndësishëm se i politikanëve

Një lëvizje e re është krijuar në vend, e cila ka përgatitur një projektvendim për referendumet. Për të diskutuar mbi këtë temë i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ishte një nga anëtarët  e Lëvizjes, Ilir Aliaj i cili u shpreh se aktualisht Shqipëria ndodhet në krizë dhe kjo sipas tij vjen si rezultat i mungesës së opozitës.

Ai tha ndër të tjera se kjo nismë shkon përtej ligjit ku i jepet e drejta qytetarëve për të kërkuar një referendum nëse mbledh një numër të caktuar firmash ku sipas tij për vendin tonë do të ishte brenda normave të firmosej nga 10 mijë firma. Aliaj shtoi në fund se ajo që thotë qytetari është më e rëndësishme se ajon që mund të mendojë një politikan.

Jemi në një situatë kur Shqipëria ndodhet në krizë. Ne nuk kemi opozitë, ata po rrihen me njeri-tjetrin. Sot PD nuk ekziston. Vendosëm të krijojmë një platformë e cila do mbështetet te deputeti Dashamir Shehi. Kjo është ideja jonë, ne ia afruam zotit Shehi duke qenë se ka 30 vite në politikë dhe nuk ka ndonjë cenim të figurës së tij në të gjitha drejtimet dhe menduam se ai do ishte më i rëndësishmi për iniciativat tona.

Kjo nismë shkon përtej një ligji ku i jepet e drejta qytetarëve për të kërkuar një referendum. Nëse kjo nismë firmoset nga vendet shumë të përparuara me demokraci të qëndrueshme ne si Zvicra e cila ka të drejtë të thërrasë referendum me 50 mijë firma, ne kërkojmë që kjo të ndryshojë për vendin tonë dhe të bëhet me 10 mijë firma dhe të për herë të parë të flitet dhe për referendume vendore. Këtu jemi fokusuar si një çështje shumë e rëndësishme. Nëse shohim demokracitë e qëndrueshme, si Italia dhe Zvicra nëse i shohim që janë të stabilizuara shohim se ato shpesh përdorin referendumin, ne pse të mos e përdorim. Ne na intereson se ajo çfarë thotë qytetari është gjithmonë më e drejtë se ajo që thotë një politikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy