
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon mandatin e tij të tretë, njofton fitoren në bashkinë e Rrogozhionës.
Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës. Fituam me një grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.
Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara.
Veliaj shpreh përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste.



