
Pas përfundimit të seancës plenare pasditen e kësaj të premte ku u 137 deputetë, nga të cilët 79 votuan pro zgjedhjes në krye të Kuvendit të Lindita Nikollës, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta i shpreh urimet Nikollit, ndërsa shprehet se kryetarja e zgjedhur do të ketë mbështetjen e Presidentit.
Postimi i plotë i Presidentit:
Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!
Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.



