
Presidenti Meta ka ftuar në takim dy krerët e politikës shqiptare, Edi Rama dhe Lulzim Basha, por nuk ka marrë përgjigje pozitive nga të dy. Basha ka pranuar, kurse Rama jo.
Zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë:
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.”
Ndërkohë, po në rrjetet sociale, në Twitter, Kryeministri Rama është përgjigjur:
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!
E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor. KrenarpërPS”.



