Hoti: Dorëheqja e Thaçit nuk krijon vakum, kushtetuta garanton tranzicion

Hoti: Dorëheqja e Thaçit nuk krijon vakum, kushtetuta garanton tranzicion

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për situatën e krijuar në vend, pas konfirmiminit të akt-akuzave për Thaçin dhe Veselin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hoti ka shpjeguar se dorëheqja e Presidentit Thaçi nuk krijon vakum institucional pasi kushtetuta garanton tranzicion të qartë.

“Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike” shkruan kryeministri Hoti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy