Tensionet në Asamblenë e PS/ Haxhiu: Hatërmbetje, jo konflikte serioze

Tensionet në Asamblenë e PS/ Haxhiu: Hatërmbetje, jo konflikte serioze

Analisti Baton Haxhiu diskutimet në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste për tensionet mes kryesocialistit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, i cilëson hatërmbetje normale dhe jo konflikte serioze.

 

Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se nuk beson se bëhet fjalë për betejë në Partinë Socialiste, apo mes Ramës dhe Spiropalit.

 

Janë të përfolura ato që kanë ndodhur brenda Partisë Socialiste, dhe hatërmbetjet janë normale, nuk mund të them që ka konflikte. 

 

Mendoj se është vetëm kureshtje më shumë e të tjerëve për t’i dhënë dimension tjetër asaj që ka ndodhur në PS, nuk është asgjë serioze dhe unë besoj se kjo që po ndodh është vetëm reflektim i mungesës së informacionit më të mirë, se sa mund të jetë e përçarë Partia Socialiste. Hatërmbetjet mendoj se menaxhohen nga kryetari i Partisë Socialiste. 

 

Nuk besoj se zonja Spiropali ka arritur të shërbejë për një shtet tjetër, duke anashkaluar shtetin e vetë. Besoj se gjithë sa ka ndodhur është një moment i një sqarimi publik që duhet ta bëjnë dhe zoti Rama dhe zonja Spiropali, nuk besoj se është diçka serioze. 

 

Me faktin që nuk ka serioze, nuk besoj se mund të quhet betejë në Partinë Socialiste, apo mes kryetarit dhe zonjës Spiropali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy