Mziu: Në PD ka angazhim dhe frymë më shumë se kurrë

Mziu: Në PD ka angazhim dhe frymë më shumë se kurrë

Deputeti demokrat Xhelal Mziu thotë se Partia Demokratike është në një trend rritës jo vetëm për shkak të konflikteve që ka pasur më parë, por edhe prej zhvillimeve në arenën ndërkombëtare.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se sot ka një angazhim më shumë se kurrë dhe ka një frymë nga sipër, si dhe po punohet intensivisht në terren, dhe janë përcaktuar prej kohësh drejtuesit politik të qarqeve.

Drupal Ad

Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, drejtuesit politik caktohen 9 muaj para zgjedhjeve.

Besoj se lista e kandidatëve do jetë më shpejt se herët e tjera. Çdo subjekt politik ka disa afate kohore që shkon te konkludimi i nxjerrjes së emrave.

Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha nuk është shprehur në mënyrë eksplicite se cila është mënyra se si do të bëhen.

Por do të jetë Këshilli Kombëtar që do të vendosë se si do të zgjidhen.

Nga ajo që shoh në terren sot qarku i Dibrës është më keq se katër vite më parë, më i shkatërruar se katër vite më parë, më i papunë se katër vite më parë dhe ka një eksod maksimal.

Duke parë përkeqësimin e situatës në këto katër vite, shto dhe votën e diasporës do të dalim më mirë se në zgjedhjet e 2021.

Kryeministri që kemi sot e ka shuar konkurrencën brenda llojit dhe është një lajm i mirë që kemi disa subjekte të reja politike që besoj do të marrin vota të majta dhe për rrjedhojë nuk do të ketë 84 mandate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy