
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar sot një tjetër video për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, duke i quajtur ata të lidhur me mafian.
‘Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë dhe asnjë zyrtar i lartë ende nuk është dënuar. Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur’-thuhet në video ndërkohë që Basha shkruan se kupa është mbushur e se Rama duket të largohet nga qeveria.
Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!



