Basha: Ngjarja në Kavajë atentat ndaj demokracisë, akt i një grupi të kryesuar nga Rama

Basha: Ngjarja në Kavajë atentat ndaj demokracisë, akt i një grupi të kryesuar nga Rama

Kreu i Partisë Demokracisë, Lulzim Basha tha përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ngjarja në Kavajë është atentat ndaj demokracisë. Lidhur me këtë ngjarje Basha akuzoi Edi Ramën duke thënë se akti është kryer nga një grup i kryesuar nga kryeministri.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: Rasti ishte një sulm me armë brenda shtabit elektoral të zonës në një nga lagjet e Kavajës, nga tre militant të PS-së, tashmë të identifikuar.
Ngjarja që ka ndodhur sot tregon që Edi Rama e ka humbur toruan dhe kontrollin. Ajo që ndodhi është një atentat kundër demokracisë. Dua t’i them në emër të shqiptarëve që koha e frikës ka mbaruar dhe përgjigjen për këtë dështim do ta marrë më 25 prill. E konsiderojmë këtë akt të një grupi të kryesuar nga Rama. Por dua të ndaj veç socialistët e ndershëm që kërkojnë që Shqipëria të ndahet nga kjo rrugë e konfliktualitetit të përditshëm.

Rama ka reaguar dhe ka kërkuar që të vihen para përgjegjësisë përgjegjësit.

Basha: Nuk ka pasur përplasje, ka qenë një treshe që kanë sulmuar dhe ata njihen. Kjo është një arsye përse qytetarët do të dalin të votojnë masivisht. Unë nuk luftoj për veten time, por për të gjithë shqiptarët. Ajo që do të ndodhë më 25 prill do ketë të bëjë me jetën e çdo shqiptari. Ne as nuk mbrohemi as nuk mburremi, do votojmë masivisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy