Bushati reagon pas deklaratave të Bashës për ambasadorët/: SHBA e BE nuk influencohen nga politikanët shqiptarë

Bushati reagon pas deklaratave të Bashës për ambasadorët/: SHBA e BE nuk influencohen nga politikanët shqiptarë

Një tjetër zë nga mazhoranca ka reaguar për deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Bashës në lidhje me vettingun.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se reforma në Drejtësi është një reformë që u takon të gjithëve, dhe se nuk mund të mendohet që asistentët kryesore të ëksaj reforme SHBA dhe BE të mund të korruptohen nga një person i vetëm.

“Nuk i takoj klasës së vjetër politike. Është një reformë ku kanë investuar edhe partnerët jo vetëm në kapacitete, por edhe burime njerëzore. Çdo gjë fillon dhe mbaron tek reforma në drejtësi. Nuk besoj se ShBA dhe BE të korruptohen nga një politikan shqiptar. Mbetet një përpjekje e dështuar. Bushati nënvizoi se reforma në drejtësi nuk mund të mbahet peng nga opozita, duke shtuar se vettingu është i vonuar. “Sa i takon zgjedhjeve të 18 qershorit, Ministri i Jashtëm tha se “zgjedhjet janë detyrim kushtetues. Partitë janë vetëm një instrument ku qytetaret me vote te lire kanalizojnë bindjet e tyre. Duhet te angazhohemi te gjithë se bashku. Ne po punojmë çdo dite për zgjedhje, duke kërkuar edhe një mandat tjetër”, tha Bushati.

Gjatë një aktiviteti në Elbasan, Bushati tha se çdo ambasador i akredituar e ka raportin me vendin apo organizatën që përfaqëson. Bushati tha se SHBA dhe BE nuk influencohen nga politikanët shqiptarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy