20 vjetori i bombardimeve të NATO-s/ Bill Clinton viziton Kosovën

20 vjetori i bombardimeve të NATO-s/ Bill Clinton viziton Kosovën

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, në Kosovë do të organizohen manifestime të ndryshme për shënimin e këdaj dite të madhe për historinë më të re të Kosovës.

Këshilli Organizativ për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, më 12 qershor do të vjen në Kosovë.

Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20-vjetori, transmetojnë mediat në vend.

Gjatë vitit 1999 SHBA-ja në krye me ish-presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ për Shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy