Takimet e Ramës/ Baçi: Diplomaci, duhet politikë e përbashkët kombëtare me Kosovën (VIDEO)

Takimet e Ramës/ Baçi: Diplomaci, duhet politikë e përbashkët kombëtare me Kosovën (VIDEO)

Analisti Agim Baçi, takimet e Kryeministrit Edi Rama në Itali dhe më tej vizita që pritet nesër në Greqi, i sheh si vijim të diplomacisë së tij.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se politikën e jashtme duhet të kemi politikë të përbashkët kombëtare me Kosovën.

 

Rama po bën diplomaci. Do të doja të kishte një platformë kombëtare, jo vetëm me gjeopolitikën. Ti duhet të jesh i përgatitur duke pasur parasysh jo vetëm Shqipërinë por dhe Kosovën. Historia me Melonin nuk është ndonjë histori suksesi, si Gjadri. 

 

Ka lëvizur nga Roma në Madrid, në Athinë. Është diplomaci. Por në politikën e jashtme duhet të kemi politikë të përbashkët kombëtare. BE e ka të qartë se politika është bashkëjetesë, jo frymë numrash. Nuk ka bashkëveprim në politikën tonë. 

 

Rama ka ditur të lozë në lojën me ndërkombëtarët, ka ditur të vendosë një raport të ri marrëdhëniesh. Politika e ditës është një gjë, por çështjet kombëtare janë tjetër gjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy