Imami braktis mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe akuzon Bashën: Shkel statusin, nuk respekton asnjë normë

Imami braktis mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe akuzon Bashën: Shkel statusin, nuk respekton asnjë normë

Ish-deputeti Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke theksuar se mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, ai u shpreh se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.

Basha tha se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar. Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë”, tha Imami për gazetarët. I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PD-së, ai e mohoi. “Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thash në mbledhje”.

Më herët, Imami tha se Basha po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist.

Të shtunën në orën 10:30, Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Janë rreth 7500 delegat të Kuvendit Kombëtar që do të votojnë për rreth 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

 Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kuolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy