Në fokus integrimi evropian/ Ministrja gjermane e Evropës pas Maqedonisë viziton sot Tiranën

Në fokus integrimi evropian/ Ministrja gjermane e Evropës pas Maqedonisë viziton sot Tiranën

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, ka nisur të hënën vizitën e parë Maqedoninë e Veriut dhe sot do të vizitojë edhe Shqipërinë, ku do të takohet me krerët e qeverive.

Në Tiranë, ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo do të pritet në Kryeministri në orën 9:30 nga zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Në fokus të takimit do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të zhvillojë edhe një takim me Albert Hanin, kryetari i Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.

Një nga çështjet që do të jetë temë e bisedimeve me shoqërinë civile në Tiranë është edhe mbrojtja e klimës, i thanë “DW” burime të Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë.

Në takimin e saj me Këshillin e Ministrave të Evropës, që u mbajt më 14 dhjetor në Bruksel, ajo kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në mesazhin e saj para udhëtimit drejt Tiranës e Shkupit, ministrja gjermane për Evropën ka deklaruar për se “të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë bisedimet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy