KAS ka refuzuar dy ankimimet e ngritura nga grupimi i Enkelejd Alibeajt dhe grupimi i Sali Berishës për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Për ankimimin e ngritur nga grupimi i Alibeajt, KAS në vendimin e saj shprehet se fakti që Celibashi i la Lulzim Bashës 48 orë kohë të firmosë vetë dy dokumente, nuk është një vendim përfundimtar, por një vendim i ndërmjetëm dhe si të tillë ky institucion nuk e merr përsipër duke e kthyer çështjen sërish në KQZ.
KAS refuzoi dhe kërkesën e grupit të Berishës që PD të regjistrohet me kryetar ish-kryeministrin.



