
Kandidati i PD-së, Grupi i Rithemelimit, Belind Këlliçi, në një tjetër deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Këlliçi u kërkoi qytetarëve të mos dekurajohen nga kushtet atmosferike, por të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Jemi në kufijtë e 40%. Ju bëj thirrje të gjithëve të dilni. Kemi hyrë në finale, finalja po luhet. Na mbetet të fitojmë. Dilni votoni, ndryshimi është në duart tuaja.



