Albana Vokshi në Laprakë: Votoni për një qeveri që do të mendojë për ju

Albana Vokshi në Laprakë: Votoni për një qeveri që do të mendojë për ju

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Albana Vokshi ka vizituar banorët e Laprakës. Këta të fundit i kanë shprehur shqetësimin se në këtë lagje s’ka as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë e as poste.

“Nuk kemi as kopësht, as çerdhe, as shkollë, as ambulancë, as poste. Paguajnë 60 mijë lekë në muaj për të çuar fëmijët në shkollë tek rruga e Durrësit. Paguajmë taksat, paguajmë gjelbërimin, pastrimin, taksë për infrastrukturën arsimire dhe jemi të braktisur, ndërkohë që jemi 1.5 km nga qendra e Tiranës.”- thonë të revoltuar banorët.

Vokshi thotë se Rama për 8 vite i la në baltë banorët e kësaj zone, dhe më 25 prill duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta dhe jo për një kryeministër që nuk mbajti asnjë premtim.

“8 vjet ju ka lënë në baltë.Në datën 25 e kanë kuptuar se nuk mund t’i japin më votën një kryeministri që i ka braktisur, që nuk ka bërë asgjë, një kryeministër që u fut dorën në xhep njerezve. Një kryeministër që nuk ka mbajtir asnjë premtim, nuk duhet të votohet. Banorët e kësaj zone dhe të gjithë vebdin duhet të votojnë për një qeveri që mendon për ta”- tha Albana Vokshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy