Tahiri në Bunk’Art 2: Një qytet i dytë nëntokë

Tahiri në Bunk’Art 2: Një qytet i dytë nëntokë

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në fjalën e tij gjatë prezantimit të “Bunk’Art 2”, u shpreh se shumë qytetarë e turist kanë mundësi të vizitojnë një qytet të dytë nën tokë gjatë kohës që janë në Tiranë.

Duke folur për Bunkerin, Tahiri u shpreh se,  “I konceptuar si streha e zyrave, e drejtimit në rast lufte, asaj lufte që nuk erdhi kurrë. Ka nisur në vitin 1981 ndërtimi i këtij bunkeri, me idenë për të qenë gjithmonë gati për armikun, i cili dhe ai ishte gati, ashtu i binte në atë kohë të paktën”.

Është një investim gjigand, misterioz, i cili të lë pa frymë kur e sheh. Sepse, bëhet realisht fjalë për një kompleks të tërë infrastrukture zyrash i konceptuar për të pasur, siç pretendohet, siguri edhe ndaj sulmeve atomike”, tha Tahiri.

Duke e kanalizuar diskutimin e tij tek debati politik, Tahiri tha se, “sot kemi debat mbi të shkuarën. Ndodh shumë shpesh që të ndahet shoqëria, aq më shumë politika mbi të shkuarën, mbi atë që ka ndodhur dje. Akoma më keq prodhojmë të vërteta të cilat s’kanë qenë të vërtetat e kohës. Ndaj kjo që shohim sot, mundësia që iu japim qytetarëve për të vizituar këtë bunker është mundësia unike për të parë të vërtetat reale, jo ato që prodhojmë rishtaz ne”, vijoi ai.

Duke folur për çeljen e dosjeve, Tahiri u shpreh se, me siguri kjo është Qeveria e parë, që e sheh të shkuarën tonë si pasurinë e vyer për ta njohur më mirë atë që kemi qenë; dhe si mundësinë e artë për të bërë më shumë për të ardhmen dhe për fëmijët tanë. “Që sigurisht është jo vetëm çështje betonarmeje, ne jemi po ashtu Qeveria e parë pas dy dekadave që merr seriozisht dhe vepron seriozisht për hapjen e “Dosjeve”. Dhe kjo është kurajo e madhe për t’u përballur me të shkuarën dhe vendosmëri e madhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy