
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.
Njoftimi jepet nga ambasada amerikane dhe thuhet se takimi u mbajt për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.



