Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se në Shqipëri po krijohen enklava brenda shtetit me afganët, kampin e MEK-ut, apo shtetin bektashi.
“Trump po i mban gjërat që ka thënë. Në 21 janar bëri një dekret, ishte urdhër ekzekutiv pezullim për programin e emigrantëve. Urdhri ka kaluar në DASH. 2400 afganë erdhën në 2021-shin në Shqipëri. Ata erdhën për një vit, pastaj u shty afati deri në 2023-shin. Sot kemi rreth 700 afganë në Shqipëri. Projekti që na u server në media ishte mashtrim publik i rëndë. Nuk na i kërkuan aleatët, ne u vetofruam. Na u tha që këto janë në rrezik për jetën! Ne s’kemi asnjë lloj garancie ku do shkojnë këta njerëz. Nuk shkojnë dot më në Amerikë sepse e mbylli ai mjeshtri në 21 janar. Sot kemi një enklavë të MEK-ut në Shqipëri. Po flasim për një shtet bektashi. Afganët tre, në Shëngjin. Po flitet edhe për palestinezët. Rreziku është që ndërkohë po shpopullohemi po mbushemi me etni të tjera. Ndoshta ky është qëllimi. Ti do bëhesh Shtetet e Bashkuara Shqiptare! Ku po shkon ky vend?!”
Sipas Gjinishit projeksioni është që shqiptarët të jenë minoritar në Shqipëri.



