Balla: Nesër miratojmë hapjen e listave, nuk presim Lulin

Balla: Nesër miratojmë hapjen e listave, nuk presim Lulin

Partia Socialiste është e vendosur në miratimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e së enjtes. Në foltoren e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se listat e hapura do të votohen të enjten, pavarësisht se çfarë qëndrimi ka opozita jashtë Parlamentit.

"PD thotë nuk duam në që ju të votoni ndryshimet kushtetuese se duam t'i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, ndërkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira, Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t'i qëndrojmë strikt leximit, atëherë ne s'duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme. Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 për qind, as 10 për qind, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojnë dot dritën e transparencës. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj që ai e quan opozitë e bashkuar, se nesër ne do t'i hapim listat. Ky Parlament ka detyrën ndaj shqiptarëve të hapë listat nesër, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy