‘Veliaj’/ Dyrnjaja ironizon Ramën: Duhet t’i kërkojmë falje, i kemi rënë në qafë duke i hedhur baltë mbi shpinë

‘Veliaj’/ Dyrnjaja ironizon Ramën: Duhet t’i kërkojmë falje, i kemi rënë në qafë duke i hedhur baltë mbi shpinë

Gazetari Denis Dyrnjaja në ‘MCN Live’ ka ironizuar reagimin e radhës së kryeministrit Rama për arrestimin e Veliajt për të cilin u shpreh se po sulmohet shumë duke i hedhur baltë mbi shpinë.

Ai tha se kemi gabuar me të, duhet të reflektojmë dhe ti kërkojmë falje sepse i kemi rënë në qafë dhe se po i krijojmë kosto duke u marrë me këtë çështje kur mund të merrej me gjëra më të rëndësishme.

Sot pasi ndoqa kryeministrin po mendoja që në takimin tonë të shpreh një reflektim se i kemi rënë në qafë gjithë këto ditë. Po e gjuajnë me gurë e baltë dhe ai po sakrifikon kaq shumë, po i bie në qafë dhe drejtësia.

E siguritë është që kostot i merr kryeministri dhe i duhet pastaj të përballet me pozita të vështira si kjo e kyrebashkiakut që ndodhet me pa të drejtë sipas kryeministrit që thotë nuk kemi një të pandehur, por një të dyshuar duke bërë rolin e gjyqtarit, prokurorit etj.

Duhet ti kërkojmë falje kryeministrit se i kemi rënë shumë në qafë dhe po i krijojmë kostot kur ai tha se është aty për punë dhe kjo është një sakrificë e madhe sepse ai mund të merrej me gjëra më të rëndësishme.

Prandaj ne duhet të ulim kokat dhe të pranojmë sot se Veliaj është i pafajshëm, Bushka s’ka intimiduar dëshmitarët, duhet ta bëjmë këtë gjë sepse ose është kështu, ose është i fajshëm dhe ne duhet të presim në heshtje drejtësinë, por unë sot jam me kryeministrin dhe i kërkoj falje.

Në emër të kryeministrit jepen licenca për kazino por kryeministri se di këtë, po sa ka si kjo, kreu i agjencisë së investimeve strategjike flet në emër të kryeministrit, i di ai këto, prandaj mund të them se kryeministri është i pafajshëm dhe duhet ta mbështesim sepse gjendet nga një koloni e tërë, nga njëra anë misioni për të na çuar në BE dhe nga ana tjetër drejtësia. Prandaj për këto vendosa të reflektoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy