Rama në Forumin e Paqes në Paris: Ballkani ka dobësitë e veta, Kosovë-Serbi, çështje e madhe

Rama në Forumin e Paqes në Paris: Ballkani ka dobësitë e veta, Kosovë-Serbi, çështje e madhe

Kryeministri Edi Rama, deklaron se deri më tani Ballkani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit.

Duke folur në Forumin e Paqes i cili u mbajt mbrëmjen e së premtes në Paris, ku mori pjesë Presidenti Emannuel Macron, Rama deklaroi se edhe Ballkani ka dobësitë e tij.

Ballkani deri më tani ia ka dalë ti qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë pjesa, hallka më e brishtë e zinxhirit.

Në qoftë se flasim për komunitetin, politikën europiane, në qoft ëse jeni aty në të njëjtën kohë kemi dobësitë tona sepse e dimë shumë mirë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë demet më të mëdha për shkak të ndasive historike në Ballkan që ende janë të pranishme.

Kemi një çështje të madhe në Ballkan që është çështja e paqes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës por në të njëjtën kohë është vërtetë e rëndësishme që të shihet që Ballkani është i bashkuar.

Të gjitha vendet tona në Ballkan votojnë njësoj në Kombet e Bashkuara kur është fjala për qëndrimin e të gjithë komunitetit përkundrejt agresionit, tërësisë territoriale e kështu me radhë.

Pra dua të them që jemi në drejtimin e duhur.

Ndërsa për forumin, e cilësoi si një ide e cikla i ka rrënjët në Francë dhe që rëndësia e të cilit u pa me nisjen e luftës në Ukrzainë.

Shpreh mbështetjen për forumin, se pamë luftën, përjetuam pandeminë e cila dëshmoi shumë kosto dhe mungesa e kësaj ure lidhëse mund të shkaktojë tragjedi.

Pa Kinën, Turqinë dhe Rusinë nuk do t’i kishim mbijetuar Covidi-t.

Rama i drejtoi një pyetje Macron ku i tha,

Doja t’ju pyes, në emër të të gjithëve, duke qenë se e nisi me përqafim nga Putini, vazhdoi me vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi te ju lutem shpëtoni njerëzimin. Si ndiheni?

Nga ana e tij Macron u përgjigj se do e bëjnë të gjithë bashkë.

Jo unë i vetëm. Nuk më duket se e gjithë kjo barrë është në shpatullat e mia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy