Kuvend/ Votohet sot buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet pas 11 muajsh (VIDEO)

Kuvend/ Votohet sot buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet pas 11 muajsh (VIDEO)

Në Kuvend, ditën e sotme priten diskutime për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori.

Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.

Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy