Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së sotme të komisionit, u ndal te çështja e turizmit dhe dëmtimit të saj, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund t’u lihet protestave.
Duke iu referuar një raporti të paraqitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe vlerësimet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit që tregojnë se cilësia e ujërave në Shqipëri mbetet kritike, me vetëm rreth 41.2% e trupave ujorë të testuar arrijnë "notë kaluese", Zhupa ngriti shqetësime për problematikat në sektorin e turizmit, duke përmendur mungesën e funksionimit të impianteve të trajtimit të ujërave dhe ndotjen e mjedisit.
Ekspertët evidentojnë si probleme kryesore hedhjen e ujërave të zeza në det dhe ndotjen që zbret përgjatë vijës bregdetare, çka sipas saj ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e turizmit.
Çfarë është turizmi sot? Protestat e dëmtojnë turizmin apo ndotja e ujërave ku rrezikohet shëndeti i pushuesve?”, përgjegjësia për situatën nuk duhet shmangur.
Problematikat strukturore në infrastrukturë dhe menaxhimin e mbetjeve po dëmtojnë seriozisht imazhin turistik të vendit.
Zhupa propozoi gjithashtu disa masa për të evidentuar problematikat e turizmit.
Unë propozoj tre masa, mes tyre vizita monitoruese në zonat e mbrojtura natyrore, organizimin e një seance dëgjimore me Ministrinë e Mjedisit mbi raportet për cilësinë e ujërave, si dhe thirrjen e ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhe, për të diskutuar mbi problematikat e sezonit.
Duhet transparencë më e madhe mbi zhvillimin e sektorit turistik dhe menaxhimin e infrastrukturës në zonat bregdetare.
Po fshiheni te algoritmi dhe propaganda dhe të përballeni me realitetin.



