Protesta opozitës/ Kikia: Dëshmoi se ekziston qytetari opozitar, por mungon alternativa politike

Protesta opozitës/ Kikia: Dëshmoi se ekziston qytetari opozitar, por mungon alternativa politike

Gazetari Mentor Kikia në ‘MCN Live’ ka komentuar protestën e opozitës për të cilën u shpreh se ne si shoqëri nuk kemi nerv për të reaguar.

Ai tha se  protesta e PD ishte për treguar se kryetar i opozitës vazhdon të jetë Berisha, ndërsa theksoi se ai tubim tregoi se ka frymë opozitare por mungon alternativa qeverisëse.

Sa i takon protestën mendoj se ajo është tjetër gjë dhe demostrimi politik tjetër gjë. Ne si shoqëri nuk kemi nerv për të reaguar, nuk e di nëse është gjenetike, apo jemi të deformuar rrugës dhe të paktën gjatë kësaj dekade të fundit dy kanë qenë protesta ajo e studentëve dhe armët kimike dhe në të dyja rastet qeveria u tërhoq, anuloi vendimin dhe në rastin e studentëve bëri një pakt. Ndërsa në tubimet politike qeveritë nuk i marrin në konsideratë, ato janë flakë kashte.

Ne nuk reagojnë, jemi popull i vogël pa sindikata dhe ndërmarrje të mëdha. Ky është mjedisi në të cilin jetojmë ne dhe janë vetë partitë që shërbejnë si organizatorë të protestave. Madje dhe kur ka festa ai që është në pushtet i mbledh nëpër salla dhe u bënë festë. Jemi një shoqëri e paorganizuar për të qenë realisht një shoqëri.

Tubimi i PD ishte demonstrim politik për të celebruar qoftë dhe atë bashkim të pjesshëm të PD, për të demonstruar faktin se Berisha dhe në arrest shtëpie vazhdon të jetë udhëheqësi kryesor dhe kryetrari i kësaj partie, pra ishte një përpjekje për të ritreguar publikisht se kush është PD. Mendoj se kjo protestë dëshmoi se ekziston qytetari opozitar por mungon alternativa politike. Partia sjell vetëm grupin e vetë të quajtur militant. Opozita duhet të ketë një alternativë qeverisëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy