Një ditë para shpalljes së datës për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha I cili I është bashkuar foltoreve të Sali Berishës thotë se mbledhja e firmave i ka kaluar pritshmëritë.
Pretendimit të Bashës dhe mbështetësve të tij se për mbledhjen e kuvendit nuk ka një kërkesë të parashtruar me objekt diskutimi apo shqyrtimi, Hoxha i përgjigjet duke zbuluar një pjesë të agjendës.
Por çfarë ndodh nëse Basha dhe PD nuk pranojnë vendimet që presupozohen të merren në Kuvend, bazuar në pikën 3 të statutit ku thuhet se PD nuk mund të mbledhë kuvendin për vendime që shkojnë përkundër orientimit euroatlantik të saj.
Këtë javë Berisha mbyll fushatën e Foltoreve dhe demokratët janë në pritje të lëvizjes së tij të fundit teksa në Berat ai u shpreh i hapur edhe për postin e kryetarit të PD.



