Bllokimi i Komisionit për Zgjedhoren/ Rithemelimi kërkon zëvendësimin e Alibeajt me Bylykbashin

Bllokimi i Komisionit për Zgjedhoren/ Rithemelimi kërkon zëvendësimin e Alibeajt me Bylykbashin

Ka dështuar sot mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore e thirrur pas dy vitesh mungesë.

Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv se Rithemelimi kërkon zëvendësimin e Alibeajt me Bylykbashin.

Sipas grupit të Bardhit dhe deputetëve të Rithemelimit, Alibeaj e ka humbur besimin e shumicës së grupit parlamentar të PD-së. 

Ishin deputetët e grupit parlamentar të opozitës bashkë me aleatët të cilët janë anëtarë të komisionit të Reformës Zgjedhore të cilët në një konferencë i kërkuan Kuvendit të marrë parasysh kërkesat e tyre për reflektimin e ndryshimeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Ata kërkojnë të ndryshojnë Alibeajn me Bylykbahin si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak se sipas tyre komisioni është i përbërë duke pasur parasysh në proporcion të drejtë me numrin e deputetëve që ka grupi parlamentar. Duke qenë se Alibeaj nuk gëzon më besimin e shumicës së grupit parlamentar të PD-së ai duhet të zëvendësohet.

Po ashtu duhet të zëvendësohet edhe përbërja e komisionit duke qenë se grupimi i Bashës konsiderohet një grupim i vogël prej 11 deputetësh dhe kësisoj ata nuk mund të kenë shumicën e anëtarëve në komision.

Grupimi i Bardhit thotë gjithashtu se i kanë gati propozimet e tyre, por për sa kohë nuk mund të lejojnë zhvillimin normal të një komisioni kur ai nuk reflekton pjesëmarrjen e drejtë në bazë të madhësisë të grupit parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy