Shkarkohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana

Shkarkohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Ali Hallaçi, ndërkohë ky vendim, sipas kryeministrit hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.

Qeveria vendosi emërimin e Bashkim Muçës, Iris Luarasit, Leart Kolës, Ylljet Aliçkës dhe Vasilika Hysit si anëtarë të këtij bordi.

Qeveria vendosi edhe emërimin si anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura të Genci Gjeçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy