Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Albin Kurti: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot janë bërë dy vjet nga protesta më e madhe e periudhës së pasluftës.

Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte me fjalët: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Sipas tij, ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”. Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy