Përplasje institucionale në Mal të Zi/ Presidenti Milatoviç akuzon Nik Gjeloshajn për kërcënime, Prokuroria nis hetimet

Përplasje institucionale në Mal të Zi/ Presidenti Milatoviç akuzon Nik Gjeloshajn për kërcënime, Prokuroria nis hetimet

Një përplasje serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi, pasi presidenti Jakov Milatoviç akuzoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, për dërgim kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme pas kthimit për rishqyrtim të Ligjit për Tatimin mbi Pasurinë e Paluajtshme, raporton vijesti.me. 

Sipas Zyrës së Presidentit, menjëherë pasi Milatoviç e ktheu ligjin në Kuvend, Gjeloshaj reagoi me një sërë mesazhesh kërcënuese, përfshirë edhe një deklaratë ku thuhej:
“Nuk duhej të ishe futur në këtë punë dhe të prisje një reagim nga shqiptarët në të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim. Do ta marrësh përgjigjen që meriton.”

Kabineti presidencial kërkoi menjëherë shkarkimin e Gjeloshajt, duke njoftuar kryeministrin Millojko Spajiq dhe Policinë e Shtetit.

 Prokuroria Themelore në Podgoricë ka hapur hetim dhe pritet të marrë deklaratat e të dy zyrtarëve para vendimmarrjes procedurale.

Këto ditë, prokuroria do të marrë deklarata nga kreu i shtetit dhe Gjeloshaj, pas së cilës do të marrë një vendim për çështjen.

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi njoftoi se Zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i dërgoi një sërë kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme Presidentit Jakov Milatoviç, menjëherë pasi u njoftua se kreu i shtetit e kishte kthyer Ligjin për Tatimin mbi Pasurinë e Paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim.

Sipas Presidentit Milatoviç, kthimi i ligjit në Kuvend u bë për shkak të shkeljeve kushtetuese dhe paqartësive që mund të dëmtonin rreth 22.000 fermerë, duke u hequr atyre lehtësimet tatimore.

Nga ana tjetër, Nik Gjeloshaj ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar këtë si një përpjekje të Presidentit për të shmangur debatin real, duke e akuzuar atë për lidhje personale me drejtues të kompanisë “Plantacionet e 13 Korrikut”, e përfshirë në një konflikt ligjor shumëvjeçar me Komunën e Tuzit – institucion që Gjeloshaj drejtonte më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy