Ndërkombëtarët negociojnë me Bashën dhe Kryemadhin (VIDEO)

Ndërkombëtarët negociojnë me Bashën dhe Kryemadhin (VIDEO)

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susane Schutz, dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, kanë zhvilluar sot një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, në selinë blu.

Takimi i diplomatëve me kreun e demokratëve vjen pas vendimit të këtyre të fundit për djegien e mandateve.

Në përfundim, ambasadori Soreca, u shpreh se kushti i BE-së mbetet dialogu dhe proceset demokratike. 

Fola me të dyja palët dhe u thashë kushtin që ka qartësuar BE. Fola me Bashën dhe theksova rëndësinë e dialogut. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishme ne presim të mos ketë akte dhune dhe të ndiqen proceset demokratike”, është shprehur ai.

Ndërkohë, ambasadorja gjermane ka zhvilluar një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

PD-ja mbledh sot pasdite Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë hapi i fundit për lënien e mandateve nga demokratët.

Vendimi për të mos përfaqësuar më zgjedhësit në Parlament u diskutua dje në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Në përfundim të saj, kryesia vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy