Rritja e pagave për ministra e deputetë/ Kalemaj: U dyfishuan me një hile elektorale pas zgjedhjeve, hipokrizi

Rritja e pagave për ministra e deputetë/ Kalemaj: U dyfishuan me një hile elektorale pas zgjedhjeve, hipokrizi

Rritja e pagës për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, kryeministrin, qeveritarët, deputetët etj, parashikohet të jetë dyfishim i pagës për këto kategori. 

Politologu Ilir Kalemaj në “MCN live”, e quan hipokrizi një fakt të tillë, i cili u ndërmor fill pas zgjedhjeve.

Sipas tij, rrogat u rritën vetëm për ta ndërkohë që mësuesve iu shkurtua bazuar në inflacionin e rritur.

Është hipokrizi, në mungesë të një termi tjetër.

Sepse e para e punës bën premtime zgjedhore ë mes të fushatës që do të ndikonte drejtpërsëdrejti në rezultatin zgjedhor.

E dyta unë jam shumë skeptik në mbajtjen e atyre premtimeve, sepse ajo shoqërohet me rritjen ekonomike, gjë që ne nuk e kemi, 2.2% është rritja ekonomike aktualisht, të thuash se do dyfishoj pagat, dmth, o është premtim elektoral ose ti do ta rritesh tani, siç ndodhi me rritjen e çmimit të paralajmëruar, të çmimit të energjisë.

E dyta, cilat paga u rriten, të mësuesve? Se doli dje Rama në parlament tha se s’do marri mësuesi njësoj me deputetin. Ku merr mësuesi njëlloj me deputetin? Deputeti iu dyfishua rroga, e dini sa ju rrit mësuesit, ju shkurtua +1.5%, bazuar me inflacionin e rritur. Ne vjet e kishim inflacionin 6.7%, po ai është inflacion i gënjeshtër, se 6.7% futet çdo gjë në inflacion. Pensionistë morën 0 dhe asnjë indeksim nuk është bërë,

Rrogat u rriten vetëm ministrat, deputete, kryeministri, ministrat, presidenti, pra u rriten rrogat e tyre u dyfishuan me një hile elektorale, menjëherë pas zgjedhjeve, se po ta bënin pas fushatës këtë gjë, normalisht që do të penalizoheshin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy