Bisedimet me Greqinë, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Patriotët me çizme le të bëjnë edhe pak durim

Bisedimet me Greqinë, Rama i përgjigjet Kryemadhit: Patriotët me çizme le të bëjnë edhe pak durim

Bisedimet me Greqinë dhe deklaratat e ministrit të Jashtëm helen Nikos Kotzias, se nga marrëveshja e re vendi fqinj do të përfitojë 12 milje më shumë hapësirë detare, ka sjell edhe një reagim të kreut të qeverisë Edi Rama.

Duke u përgjigjur akuzave të LSI-së dhe PDIU, Rama thotë se ata janë ndezur flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhti.

Kryeministri vazhdoi më tej duke thënë se ata janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, shkruan Rama.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy