Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Të përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Të përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot përmes një konference për media sërish ndërtimin e Portit në Durrës nga sipërmarrësi Muhamed Alabbar.

Berisha thotë se ky ndërtim ka bërë bashkë gangsterët e rajonit dhe të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Unë jam sot sërish për problemin aktualisht shumë madhor për vendin, Portin e Durrësit.

Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafias Rama-Alabar, përfshi vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos.

Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç dhe Vuçiçit pas tyre.

Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd.

Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.

Berisha u shpreh me tej se nuk do ta njohin asnjë vendim për Portin e Durrësit dhe se Rama do mbajë përgjegjësi penale për këtë dëm.

Ai u kërkoi qytetarëve që të mos blejnë apartamente në këtë projekt.

E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi.

PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar.

U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy