Në studion e emisionit Të Paekspozuarit, gazetari Klodian Tomorri tha se zbërthimi i komunikimeve në Encrochat zbulon bashkëpunimin e ngushtë të policisë me krimin.
Ka një moment që thoshte grupi andej ka shefin e rendit, ne kemi këtë tjetrin. Kjo ishte gjëja më e tmerrshme. Pra, krimi ka ndarë sinoret në Policinë e Shtetit.
Të gjithë ata që e kanë përdorur, për çfarë u është dashur. Një zyrtar për çfarë e do? Një biznesmen për çfarë e do?
Në çastin që aty ke politikanë që komunikojnë me kriminelë, nuk ke çfarë të provosh. Politikanë, prokurorë, oficerë policie që komunikojnë me ata kriminelë duhen larguar.



